Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Turqisë, aleatit të Azerbejxhanit, që të ndikojë në qetësimin e tensioneve në rajonin e Nagorno-Karabakut, ku po zhvillohet konflikt i ashpër mes ushtrisë azere dhe asaj armene.
Ai në një konferencë për media, deklaroi se të gjitha palët duhet të ndalojnë luftimet, dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore.
"Unë pres që Turqia të përdorë ndikimin e saj për të zbutur tensionet", ka deklaruar Stoltenberg në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, transmeton KP.
Çavusoglu, vendi i të cilit po bën presion që separatistët e mbështetur nga Armenët t'i japin fund okupimit të Nagorno-Karabakut, tha që NATO duhet "t'i bëjë thirrje Armenisë që të tërhiqet" nga enklava dhe të respektojë "integritetin territorial të Azerbajxhanit".
Ai gjithashtu ka akuzuar Armeninë për "krime lufte" të kryera në sulme ndaj zonave civile.
-
Stoltenbergu viziton Armeninë, bën thirrje për paqe me Azerbajxhanin
-
Turqia bisedon me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabak
-
Sekretari i SHBA-së kërkon ndaljen e luftimeve mes Armenisë dhe Azerbejxhanit
-
Erdogan përkrah Azerbajxhanin në konfliktin për Nagorno-Karabakhun
-
NATO: Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund t’i rrisin tensionet