Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO do të duhej të merrte masa ndaj Rusisë, thotë Steltenberg

NATO nuk ka për qëllim ta izolojë Rusinë pas sulmit me armë helmuese muajin e kaluar ndaj ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britani, por duhej të merrnim masa të ashpra për të treguar se nuk ishim të kënaqur me sjelljen e Moskës, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas helmimit të ish-spiunit rus, NATO dëboi shtatë diplomatë rusë nga Aleanca javën e kaluar dhe uli numrin maksimal të anëtarëve të delegacionit rus nga 30 në 20, përcjell ksp.

Dëbime të diplomatëve rusë kanë bërë të gjitha vendet e bllokut perëndimor.