Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.
Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë, transmeton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut.
“Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë.. Në një kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse do të uleshit në sondën InSight në Mars”, u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell.
Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 nëntor.