Ka një mal shqetësimesh se përpjekjet e Guineja Bisaut për ta ndalur fluksin e drogës që po mbërrin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pësojnë goditje të fuqishme, për shkak se pushtetin e ka marrë një president që gëzon mbështetjen e ushtrisë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se plaçka e konfiskuar në aksionin më të madh të drogës në shtatorin e kaluar përfshinte edhe njëzet makina, në mesin e të cilave edhe një “Mercedez Benz” në vlerë prej tre milionë dollarësh, 90 mijë dollarë vlerë verërash dhe natyrisht edhe 1.8 tonelata kokaine të fshehura në thasë orizi.
I njohur si operacioni “Navara”, aksioni i konfiskimit me dymbëdhjetë persona – në mesin e të cilëve edhe shtetas nga Kolumbia, Meksika dhe Portugalia – të dënuar prej katër deri në gjashtëmbëdhjetë vjet burgim, të shqiptuara muajin e kaluar.
Shefat e shefave
Edhe pse krerët e rrjeteve ishin dënuar në mungesë pasi ia dolën t’i shmangeshin arrestimit, rasti ishte lavdëruar si një sukses i drejtësisë për shtetin e Afrikës Perëndimore në përpjekjet e veta për të përmirësuar imazhin pasi konsiderohet vend kyç transit për drogën nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Amerikës Veriore.
Edhe
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
“Për ne, ky është rezultat i një investimi prej tetë vjetësh, kështu që duhet të sigurohemi në të ardhmen që Guineja Bisau mund të jetë më i sigurt nga infiltrimi i trafikantëve të drogës dhe i rrjeteve transnacionale të krimit”, ka thënë Antonio Mazzatelli, drejtor rajonal i Zyrës për drogë dhe krim të Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara, bashkë me OKB-në, e kanë etiketuar ish-koloninë portugeze përgjatë Oqeanit Atlantik “narkoshtet” për më shumë se dhjetë vjet me radhë, për herë të parë që një shteti afrikan i referohen me këtë shprehje. “Jam skeptik se definicioni vlen në rastin e Guineja Bisaut”, ka deklaruar Mark Shaw, bashkautor i një raporti të ri të titulluar “Thyerja e rrethit vicioz: politika e kokainës në Guineja Bisau”.