Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Operacion gjigant në Amerikë, kapet drogë në vlerë 5 miliardë dollarë

Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera në vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që ka zgjatur tri javë dhe është zgjeruar në 15 shtete.

Ajo ka konfiskuar edhe mbi 8,000 armë zjarri ilegale dhe ka bërë gati 15,000 arrestime, raportoi BBC.

Forcat policore nga Meksika në veri deri në jug të Argjentinës shkëmbyen informacione për operacionin, i cili ishte i koordinuar nga Interpoli.

Interpoli ka thënë se arrestimet kanë ndaluar punën e dhjetëra bandave të fuqishme.

Operacioni i quajtur “Trigger IX”, kishte për qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.

Edhe Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë Kronikë Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë

Ekspertët nga shtetet pjesëmarrëse u mblodhën në një qendër operacionesh në një qytet në kufirin e Brazilit me Argjentinën dhe Paraguain. Aty shkëmbyen inteligjencën mbi bandat kriminale.

Bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më mirë të armatosura dhe policia lokale shpesh e gjen veten të mposhtur nga armët dhe fuqia kur konfrontohet me to.