Në anijen “Aresa” që po lundronte në ujërat e Venezuelës, të mërkurën, janë konfiskuar pesë tonë kokainë, ndërkohë që janë arrestuar disa shtetas të Malit të Zi, ka bërë të ditur Policia e Malit të Zi përmes Twitterit, përcjell Fonet.
“Në aksionin disa-mujor, të cilin e ka iniciuar Policia e Malit të Zi, në bashkëpunim me kolegët nga Britania e Madhe, Holanda, Serbia dhe partnerët e shërbimeve të vendeve tjera, në ujërat e Venezuelës, në anijen ‘Aresa’, janë konfiskuar pesë tonë kokainë”, ka shkruar Policia malazeze në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë, anija është përcjell gjatë gjithë kohës dhe dyshohet se kokaina e ngarkuar në Kolumbi, destinacion kishte një prej vendeve perëndimore të Evropës.