Miliarderi Elon Musk ka thënë se ai refuzoi t'i jepte Kievit qasje në rrjetin e tij të komunikimit Starlink mbi Krime për të shmangur pjesëmarrjen në një “akt të madh lufte”.
Kyiv kishte dërguar kërkesë urgjente për të aktivizuar Starlinkun në Sevastopol, vendi i një porti të madh të marinës ruse, ka zbuluar Musk, shkruan BBC.
Komentet e tij erdhën pas pretendimeve se kishte fikur Starlinkun për të penguar sulmin me dron mbi anijet ruse.
Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se kjo mundësoi sulmet ruse dhe e akuzoi atë për “bashkëpunim me dreqin”. Anijet detare ruse që atëherë kanë marrë pjesë në sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve, sipas zyrtarit.
Duke iu përgjigjur pretendimit, Musk ka thënë në X se SpaceX “nuk çaktivizoi asgjë” sepse nuk ishte aktivizuar në ato rajone në radhë të parë.
“Kishte një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlinkun deri në Sevastopol. Synimi ishte fundosja e pjesës më të madhe të flotës ruse në spirancë. Nëse do të kisha pranuar kërkesën e tyre, atëherë SpaceX do të ishte në mënyrë eksplicite bashkëpunëtor në një akt të madh lufte dhe përshkallëzimi konflikti”, ka thënë Musk.
-
Ukraina nderon Elon Muskun me Urdhrin e Lirisë
-
Këshilltari i Zelenskyt thotë se Elon Musk i lejoi rusët të godisnin qytetet ukrainase
-
Ukrainasit të zhgënjyer me Muskun, pengoi sulmin ndaj një anije ruse në Krime
-
SpaceX kufizon qasjen e Ukrainës për të përdorur teknologjinë Starlink për qëllime ushtarake
-
Musk konfirmon se do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën me Starlink