Ndërtimi i murit të sigurisë me gjatësi 911 km në kufirin Turqi-Siri ka arritur në fazën përfundimtare.
Puna për ndërtimin e projektit të sistemit të sigurisë fizike kufitare emergjente, i cili synon krijimin e një barriere fizike në kufirin turko-sirian, është duke vijuar pa ndërprerje.
Brenda këtij muaji, bën të ditur TRT, pritet të përfundojë edhe ndërtimi i kilometrave të fundit të murit, që do të jetë një pengesë e madhe për kalimet ilegale dhe kontrabandën në Turqi.
Pasi të ketë përfunduar, muri në vijën kufitare Turqi-Siri do të jetë ai i 3-ti më i gjatë në botë, pas Murit të Madh Kinez dhe atij në kufirin Meksikë-SHBA.
Artikuj të ngjashëm