Në një spital të mbipopulluar në qytetin jugor të Rafahut, në Rripin e Gazës, një inkubator shërben për disa foshnja.
Qyteti i Rafahut, i cili ndodhet në kufi me Egjiptin, tani është shtëpia e rreth 1.4 milionë njerëzve, shumë prej të cilët ikën nga lufta Izrael-Hamas, kur ofensiva tokësore u përqendrua në Gazën veriore dhe qendrore.
Numri i madh i të zhvendosurve po shton presionin mbi spitalet.
Në Spitalin Emirates të qytetit, deri në tre ose katër foshnja futen në një inkubator në vend të vetëm një foshnjeje
Sipas doktoreshës, Amal Ismail, e cila punon në spital, kjo ka çuar në përhapjen e sëmundjeve te foshnjat.
“Në departamentin tonë kemi 70 raste. Shtatëdhjetë foshnja që janë të shpërndara në 20 inkubatorë që do të thotë se në çdo inkubator kemi rreth tri ose katër foshnje dhe sigurisht kjo ndikon në shëndetin e tyre. Ne po bëjmë aq sa mundemi për të ndihmuar dhe sa aq sa ne mund të përmirësojmë kushtet e tyre, por sepsis është i përhapur në mesin e tyre, sepse të gjitha foshnjat janë shumë pranë njëra-tjetrës. Duhet të kemi një fëmijë në çdo inkubator”, ka thëë ajo.
Spitalet në Gaza janë goditur nga lufta dhe disa janë mbyllur pasi u sulmuan nga ushtria izraelite.
Edhe
Të paktën 30 foshnja janë evakuuar nga spitali kryesor i Gazës dhe janë nisur për në Egjipt
Një operacion tokësor në Rafah mund të ndërpresë një nga rrugët e vetme për dërgimin e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.
Në muajin nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi evakuimin e 31 foshnjave nga spitali Shifa në qytetin e Gazës.
Njëzet e tetë u dërguan në Egjipt dhe tri u transferuan në Spitalin Emirates në Rafah.
-
Ekspertët e shohin të pasigurt evakuimin nga spitali më i madh i Gazës
-
Izraeli rihap pikëkalimin kufitar Rafah, mijëra palestinezë shpresojnë të largohen për trajtim mjekësor
-
“Washington Post”: Në Gaza foshnjet po vdesin, spitalet janë të tejmbushura me fëmijë të uritur dhe mjekët mezi qëndrojnë në këmbë
-
Jetët e reja që po shuhen shpejt