Pasi autoritetet palestineze propozuan evakuim të mbikëqyrur të spitalit më të madh të Gazës të martën, ekspertët kanë paralajmëruar se transportimi i foshnjave dhe pacientëve të ndjeshëm është propozim i rrezikshëm edhe në rrethanat më të mira.
Dr. Irwn Redlener i Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork ka theksuar se lëvizja e të porsalindurve dhe foshnjave të lindura para kohe me probleme shëndetësore është e rrezikshme, por e mundur nëse ka personel të trajnuar, pajisje të duhura dhe një plan transporti.
“Shanset për transport të sigurt të të porsalindurve të sëmurë dhe të vegjëlve janë jashtëzakonisht të ulëta: pothuajse zero shanse”, ka thënë Redlener, ekspert i reagimit ndaj fatkeqësive.
Spitali Shifa, një kompleks i gjerë që drejton disa blloqe në zemër të qytetit të Gazës, është spitali më i madh dhe më i pajisur me mbi 500 shtretër, njësi të kujdesit intensiv dhe shërbime si dializa.
Që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit rreth gjashtë javë më parë, spitali ka funksionuar si strehë për dhjetëra mijëra banorë që largoheshin nga shtëpitë e tyre teksa konflikti u përshkallëzua.
Edhe
Pas bastisjes dyjavore trupat izraelite tërhiqen nga spitali Shifa
Ushtarët izraelitë kanë vazhduar të enjten të kontrollonin spitalin Shifa në veri, në një bastisje që filloi herët të mërkurën.
Ata kanë publikuar pamje me armatim që thonë se u gjetën të fshehura në një ndërtesë, por ende nuk kanë nxjerrë ndonjë dëshmi të qendrës komanduese qendrore të Hamasit që Izraeli ka thënë se është fshehur poshtë kompleksit spitalor.
Hamasi dhe stafi në spitalin më të madh të Gazës, i mohojnë akuzat.
Vetëm një e katërta e spitaleve të Gazës janë ende duke funksionuar, ose për shkak se janë dëmtuar ose për shkak se kanë mbetur pa karburant, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën.
Ushtria izraelite ka lajmëruar se kishte filluar një përpjekje për të transferuar inkubatorët në Shifa të martën.
Edhe
Luftëtarët palestinezë sulmojnë ushtrinë izraelite rreth spitalit Al Shifa
Autoritetet shëndetësore palestineze kanë thënë se 40 pacientë, përfshirë tri foshnja, kanë vdekur që kur gjeneratorit të urgjencës së Shifas i mbaroi karburanti të shtunën.
36 foshnja të tjera janë në rrezik të vdesin sepse nuk ka energji për inkubatorët, sipas ministrisë.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se dhjetëra fëmijë me kancer ose çrregullime të gjakut u zhvendosën në mënyrë të sigurt nga Rripi i Gazës në Egjipt dhe Jordani, në mënyrë që ata të mund të vazhdonin trajtimin e tyre.
Më shumë se 11.200 palestinezë janë vrarë, dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Edhe
Së paku 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah, sipas mjekëve palestinezë
2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur, ku shumica besohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Numërimi zyrtar nuk ka treguar se sa prej tyre janë militantë, ndërkaq Izraeli thotë se ka vrarë mijëra militantë.