Trupat ukrainase kanë qëlluar furishëm ushtrinë ruse në drejtim të Toretskut.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi në Facebook se cak i dronëve ishin motoçiklistët që po lëviznin me shpejtësi në rrugë, por menjëherë u goditën nga qielli kur u futën në perimetrin e sigurisë.
“Në drejtimin e Toretskut, armiku ndërmori edhe një tjetër sulm vetëvrasës me motoçiklistë. Posa u shfaqën, u goditën menjëherë. Artileria dhe dronët u vunë në veprim. Këmbësoria dhe teknika u shkatërrua”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase.
Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës po zhvillohen në disa zona. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditë më parë njoftoi se Rusia ndërmori sulmi masive edhë në ditën e Pashkëve.
Ai kishte potencuar se ushtria e tij ra në një pritë, por kishte shtuar se “do të hakmerren ndaj përgjegjësve”.
-
Ukraina sulmon Rusinë, të paktën 13 të vdekur e rreth 40 të plagosur
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Gjashtë të vrarë e dhjetëra të plagosur në Ukrainë