Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mot ekstrem në Slloveni

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Sllovenisë.

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme në dhjetëra shtëpi, të cilat kanë mbetur pa çati.

Ani pse është raportuar për mot ekstrem, autoritetet sllovene kanë deklaruar se nuk ka të vdekur.

Qendra e qytetit Piran në brigjet e Adriatikut është përmbytur, ndërkaq lumi Drava, më i madhi në Slloveni, ka arritur në nivele rekorde të ujit.