Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukraina nuk e ka ndërmend ta dorëzojë Donbasin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

18:14 - Mariupoli “vijë e kuqe” për negociatat Ukrainë-Rusi

Situata e rënduar në Mariupol të Ukrainës mund të jetë “vijë e kuqe”, në vazhdën e negociatave me Rusinë, ka deklaruar të dielën ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai tha të dielën për CBS-në se kohëve të fundit nuk ka pasur komunikime diplomatike mes dy palëve, për shkak të pozicionimit të sulmeve në qytetin e Mariupolit. Lajmi i plotë KËTU.


17:21 - Zelensky: Ukraina nuk e ka ndërmend ta dorëzojë Donbasin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është duke luftuar në regjionin e Donbasit dhe nuk ka qëllime të dorëzimit të tij.

Edhe Komandanti ukrainas në Mariupol: Ky mund të jetë mesazhi i fundit, nuk do t’i lëmë armët Botë Komandanti ukrainas në Mariupol: Ky mund të jetë mesazhi i fundit, nuk do t’i lëmë armët

Në një intervistë për CNN-it, Zelensky hodhi poshtë idenë për ta lënë Moskën të marrë nën kontroll Donbasin dhe një pjesë të Ukrainës lindore për të ndaluar konfliktin, shkruan Sky News.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


16:39 - Forcat ukrainase në Mariupol kundërshtojnë kërkesën e Rusisë për t'u dorëzuar

Forcat e mbetura ukrainase në qytetin e Mariupolit janë ende duke luftuar, tha sot kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Shmyhal tha për ABC se trupat po kundërshtojnë kërkesën e Rusisë për të lënë armët dhe për t’u dorëzuar, pasi thotë se kanë nën kontroll edhe disa pjesë të qytetit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


15:13 - Zelensky: Ukraina nuk do t’i japë territor Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për CNN-in ka thënë se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territori i saj në pjesën lindore për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Zelensky ka thënë se ushtria e Ukrainës është e përgatitur të luftojë me forcat ruse në rajonin e Donbasit, ndërsa ka shtuar se kjo betejë mund të ndikojë në kursin e gjithë luftës.

Lajmi i plotë KËTU. 


15:03 - Gjashtë të vdekur në rajonin e Kharkivit në 24 orët e fundit

Tre inxhinierë ushtarakë të Shërbimit të Emergjencës së Ukrainës kanë humbur jetën e katër tjerë janë lënduar, duke larguar municione në verilindje të Kharkivit të dielën, raporton CNN.

Në një rast tjetër, tre civilë kanë humbur jetën e dhjetëra janë plagosur në bombardimet e forcave ruse në rajon në 24 orët e fundit, ka shkruar në Telegram, kreu i Administratës Rajonale Ushtarake të Kharkivit, Oleg Sinegubov.

Lajmi i plotë KËTU. 


13:15 - Vritet një gjeneral tjetër rus në luftën në Ukrainë

Një gjeneral tjetër rus është vrarë në luftën në Ukrainë. Zëvendëskomandanti i batalionit të 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i St. Petersburgut, Alexander Beglov.

Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, janë vrarë disa gjeneralë rusë në Ukrainë.

Lajmi i plotë KËTU. 


12:25 - Zyrtarët e Mariupolit refuzojnë ultimatumin rus për t’u dorëzuar

Edhe Ukrainasit nuk dorëzohen në qytetin strategjik, me gjithë gjendjen “çnjerëzore” Botë Ukrainasit nuk dorëzohen në qytetin strategjik, me gjithë gjendjen “çnjerëzore”

Forcat ukrainase do të vazhdojnë të mbrojnë qytetin e Mariupolit përkundër ultimatumit që është dhënë nga Rusia, është njoftuar nga zyrtarët e Mariupolit të dielën, raporton CNN.

Një këshilltar i kryetarit të Mariupolit ka reaguar ndaj kërkesave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që ushtarët ukrainas që ende po rezistojnë në këtë qytet të dorëzohen.

Lajmi i plotë KËTU. 


10:46 - Rusia thotë se ka goditur një fabrikë të municionit në afërsi të Kievit

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se ka goditur një fabrikë të municionit në afërsi të Kievit, raporton agjencia Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se është shkatërruar një fabrikë e armëve në afërsi të qytetit Brovary në periferi të Kievit.

Lajmi i plotë KËTU. 


9:43 - Raketat ruse goditën infrastrukturën në periferi të Kievit

Në mëngjesin e të dielës janë dëgjuar shpërthime të forta në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev.

Sipas kryetarit të Brovaryas,  Igor Sapozhkoqë, sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën në këtë zonë, raporton BBC.

Lajmi i plotë KËTU. 


8:19 - BE-ja do t'i sanksionojë Sberbank dhe banka të tjera ruse

Bashkimi Evropian planifikon ta sanksionojë huadhënësin më të madh rus Sberbank dhe kompanitë e tjera financiare ruse në raundin e ardhshëm të kufizimeve, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një gazetë gjermane.

“Ne po shikojmë më tej sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha von der Leyen për Bild am Sonntag kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.

Lajmi i plotë KËTU. 


Rusia ka thënë se do t’i garantojë jetët e ushtarëve ukrainas në Mariupol që dorëzohen në orët në vijim, raporton BBC.

Të dielën nga ora 6:00 për disa orë, forcat ruse do t’i lejojnë ushtarët të largohen nga fabrika e metalit Azovstal – nëse ata i lënë prapa armët dhe municionin.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ata që e bëjnë këtë do të trajtohen në linjë me Konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës.

Në një deklaratë të lëshuar disa orë më parë, forcat ruse nga ora 6:00 do të ngrenë flamujt e kuq, ndërsa ato ukrainase që janë brenda perimetrit të fabrikës duket të ngrenë flamujt e bardhë.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë shenja se do ta pranojnë këtë ofertë.

Edhe Mariupoli “vijë e kuqe” për negociatat Ukrainë-Rusi Botë Mariupoli “vijë e kuqe” për negociatat Ukrainë-Rusi

Në mëngjesin e të dielës janë dëgjuar sërish shpërthime në kryeqytet Kiev, raporton agjencia Reuters.

Të shtunën, një person u vra e disa u plagosën nga sulmet ajrore.