Situata e rënduar në Mariupol të Ukrainës mund të jetë “vijë e kuqe”, në vazhdën e negociatave me Rusinë, ka deklaruar të dielën ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Ai tha të dielën për CBS-në se kohëve të fundit nuk ka pasur komunikime diplomatike mes dy palëve, për shkak të pozicionimit të sulmeve në qytetin e Mariupolit.
Sipas Kulebas, është pritur intensifikim i luftimeve në lindje të Ukrainës, derisa shtoi se i vetmi nivel negociator aktualisht është mes dyja ekipeve.
“Nuk kemi pasur kontakte me diplomatë rusë javëve të fundit në nivel të ministrive të jashtme. Po vazhdojnë konsultimet në nivel ekspertësh, por nuk po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë”, deklaroi ai.
Artikuj të ngjashëm