Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se është duke kërkuar gjuhë të përbashkët në bisedimet me homologun e tij kinez, me qëllim që t’i jepet fund luftës me Rusinë.
AP-ja ka raportuar të mërkurën se Kuleba është shprehur pro negociatave me Kinë me qëllim të gjetjes së një gjuhe që do të çonte në përfundimin e luftës.
“Ne duhet të shkojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë”, është shprehur ai në një videomesazh.
Ky është takimi i parë i Kulebës me homologun kinez, Wang Yi, prej që ka nisur lufta në 2022-n.
Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe kishte kërkuar që lufta të përfundojë duke i marrë parasysh interesat e palëve.
Autoritetet kineze kanë thënë ditë më parë se do ta mbështesin komunitetin ndërkombëtar në gjetjen e mënyrave praktike për ta zgjidhur këtë krizë.
-
Kina ka riafirmuar respektin për sovranitetin e Ukrainës, thotë Kuleba
-
Kryediplomati ukrainas do ta vizitojë Pekinin për bisedime të paqes
-
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim Putin-Zelensky
-
Kryeministri finlandez: Kina mund të luajë rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë
-
Kremlini: Jemi të pajtimit për të zhvilluar një rund të ri negociator me Ukrainën, por ka dallime