Moskë, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Moska njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve gjermanë, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Gjermanisë për kthimin e dy rusëve të akuzuar, sipas Berlinit, për vrasjen e një gjeorgjiani me origjinë çeçene, në kryeqytetin gjerman.
Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorin gjerman Géza Andreas von Geyr për ta informuar se dy punonjës të ambasadës gjermane ishin deklaruar “persona non grata” dhe kishin shtatë ditë afat për t’u larguar nga Rusia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermania dënoi sot dëbimin e pajustifikuar nga Rusia të dy diplomatëve të saj në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Gjermanisë për kthimin e dy rusëve, pas vrasjes së sponsorizuar, sipas Gjermanisë, të një ish-veterani separatist çeçen në Berlin.
“Këto dëbimet japin një mesazh të gabuar dhe janë të pajustifikuara”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë, që konsideron mundësinë për të marrë të tjera masa në lidhje me këtë çështje, nën dritën e hetimeve në vazhdim e sipër.
Moska njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve gjermanë, në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Gjermanisë për kthimin e dy rusëve të akuzuar, sipas Berlinit, për vrasjen e një gjeorgjiani me origjinë çeçene, në kryeqytetin gjerman.
Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorin gjerman Géza Andreas von Geyr për ta informuar se dy punonjës të ambasadës gjermane ishin deklaruar “persona non grata” dhe kishin shtatë ditë afat për t’u larguar nga Rusia/AFP.