Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Momenti kur tërmeti me magnitudë 6.1 goditi një shkollë kineze

Video e publikuar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV kapën momentin kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi një shkollë kineze në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetëra nxënës shkolle në panik u panë duke u futur poshtë tavolinave të tyre përpara se të dilnin me shpejtësi nga klasa me duart mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya'an, goditi në një thellësi prej 17 km.

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili la të vdekur katër persona dhe 14 të tjerë të lënduar.

Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit ishte një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan më 2008.