Ukraina e shkatërroi një tank rus në mes të një fushe të hapur, duke shkaktuar shpërthim masiv, bëhet e ditur në pamjet e publikuara nga Operativno_ZSU.
Tanku, që s'u bë i ditur tipi, përmbante disa raketa shpërthyese në pjesën e sipërme të tij, derisa nëpërmjet lartësisë, ai u godit me sukses nga trupat ukrainase.
ЗРК "БУК" ???
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) June 4, 2023
Працює Excalibur
Даними відео з OMEGA COMPANY поділилися дружні підрозділи із ЗСУ https://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/rJY08wwDEb
Shpërthimi zgjati disa momente, ndërsa më pas në filmim u pa vetëm pjesa e mbetur e tij. Lokacioni i sulmit s'u bë i ditur, derisa luftimet po vazhdojnë në rajonin e Bakhmutit, ku Ukraina pretendon se po shënon sukses kundër caqeve ruse.
Në anën tjetër, autoritetet ruse po pretendojnë se e kanë pushtuar tërë rajonin. Ushtria vendase ende s'e ka nisur kundërofensivën, e paralajmëruar muaj më parë.