Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Moldavia heq dorë nga gazi rus: S’tolerojmë shantazhet e Gazpromit

Moldavia nuk do të marrë gazin rus sepse nuk do ta tolerojë shantazhin nga gjiganti i gazit Gazprom për shkak të vështirësive në pagesën e furnizimeve, ka thënë ministri i Moldavisë i Energjisë.

Victor Parlicov, duke folur për televizionin TV8 të mërkurën mbrëma, ka thënë se që nga dhjetori Gazpromi ka furnizuar vetëm rajonin separatist Pridnetriov të mbështetur nga Rusia, pa i shkuar asgjë autoriteteve qendrore në Kishinau.

Ai ka thënë se Moldavia ishte në gjendje të siguronte furnizime evropiane falë një kredie prej 300 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Por Transnistria, ka thënë ai, nuk e ka paguar kurrë Gazpromin për gazin që ka marrë.

“Transnistria nuk paguante për gazin më parë, dhe nuk paguan as tani. Gazpromi po paguan borxhet prej andej. Por kur (pjesa tjetër e Moldavisë) po merrte gaz, kompania ruse ndërpreu furnizimet me shantazh”, ka thënë ai.

Edhe Hungaria lë të hapur mundësinë për furnizime shtesë me gazin rus Botë Hungaria lë të hapur mundësinë për furnizime shtesë me gazin rus

Gazprom e lejoi këtë për 30 vjet, sipas Parlicov, për të parandaluar kolapsin e pjesës pro-ruse të Moldavisë.

“Ata e kuptojnë se nëse e braktisin këtë traktat, praktikisht do të lejojnë rënien e rajonit”, ka thënë ai.