Firma daneze e energjisë Orsted ka konfirmuar se kompania shtetërore ruse për energji Gazprom do të ndalë furnizimin me gaz duke filluar nga 1 qershori, raporton CNN.
Arsyeja është pasi Orsted ka refuzuar të paguajë gazin me rubla ruse.
“Në Orsted, ne qëndrojmë me vendimin për të refuzuar pagesën me rubla, dhe jemi përgatitur për këto skenarë, kështu që ne ende presim të jemi në gjendje të furnizojmë me gaz konsumatorët tonë”, tha Mads Nipper, shefi ekzekutiv i firmës daneze.
Rreth 4 për qind e konsumit total të energjisë së Danimarkës vjen nga gazi rus.
Artikuj të ngjashëm