Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, planifikon të mbajë një takim të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në fund të vitit.
Sipas mediave serbe, takimi do të mbahet në Bruksel në formën e një darke pune, më shumë gjasa më 18 dhjetor.
Burimet diplomatike të Tanjug në Bruksel thonë se ende po punohet për organizimin, duke vendosur datën dhe marrjen e konfirmimit të pjesëmarrjes në këtë ngjarje, shkruan KP.
Takimi i mëparshëm i kryeministrit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel u mbajt më 24 maj të këtij viti me iniciativën e Mogherinit.
Artikuj të ngjashëm
-
Federica Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Mogherini mbledh sot në Bruksel udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Mogherini fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Liderët e Ballkanit të hënën në darkë pune te Mogherini
-
Mogherini dëshiron të rikthejë fokusin e BE-së në Ballkanin Perëndimor