Për herë të parë në histori të shtetit të Holandës, mjekët kanë organizuar një grevë për të kërkuar rritje page dhe kushte të mira pune. Shkaku i kësaj greve, dhjetëra spitale kanë qëndruar të mbyllura për disa orë.
Mjekët e spitaleve po kërkojnë rritje të përgjithshme page prej 5 për qind dhe bonuse më të larta për punë shtesë, transmeton KTV. Qeveria holandeze ka ofruar vetëm tre për qind të rritjes së bonusit për punë shtesë dhe synon që kontributin e punëtorëve ta heqë në sigurimet shëndetësore.
Kërkesat e Sindikatës së mjekëve do t’u kushtonin spitaleve 950 milionë euro, ndërsa ministria ka deklaruar se janë 200 milionë euro më shumë sesa që kanë për të ofruar.
Sindikata ka deklaruar se rrogat më të larta dhe kushtet më të mira në punë do të ndihmonin që spitalet të jenë më atraktive, pasi plakja e popullatës dhe rreziqet e jetës do të shkurtojnë deri në 100 mijë numrin e punëtorëve shëndetësorë në Holandë, deri në vitin 2022.