Punonjësit e sektorit publik në Belgjikë kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritjen e pagave, lehtësimin e ngarkesës së punës dhe përmirësimin e kushteve të pensionit, shkruan AA.
Të gjitha sindikatat e punëtorëve që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik në Belgjikë njoftuan të martën se kanë filluar grevë njëditore.
Sindikatat kanë tërhequr vëmendjen se kostoja e shtrenjtë e jetesës kohët e fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe kërkojnë respektim më të madh të të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e kushteve të punës, pagave dhe pensioneve si dhe eliminimin e mungesës së stafit dhe rritjen e investimeve publike.
Për shkak të grevës, janë shënuar ndërprerje kryesisht në shërbimet publike federale, rajonale dhe lokale në të gjithë vendin. Ndërprerje janë regjistruar edhe në shërbimet për udhëtimet e trenave, transportit publik, bashkiak, të postës, arsimit, të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe të transmetuesve publik.
Inflacioni në Belgjikë arriti në 8.97% në maj duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar që nga viti 1982.
Rritja e inflacionit në periudhën e fundit ka shqetësuar edhe belgët. Në vend ka tërhequr vëmendjen rritja e përgjithshme e çmimeve, kryesisht në produktet bazë ushqimore dhe energjetike.
-
Belgjika mbetet pa transport publik pasi sindikatat hynë në grevë
-
Belgët me protesta kërkojnë paga më të larta shkaku i inflacionit
-
Greva kombëtare në Belgjikë godet transportin publik dhe aeroportet
-
Grevë mbarëkombëtare në Belgjikë, paralizohet aeroporti kryesor
-
Dhjetëra mijëra protestues kundër reformave pensionale në Belgjikë