Një grevë mbarëkombëtare ka paralizuar aeroportin kryesor të Belgjikës të hënën.
Zëdhënësi i aeroportit të Brukselit, Chioua Lekhli, ka thënë se të gjitha nisjet u anuluan për shkak të grevës dhe vetëm një në tre mbërritje po funksionojnë, raporton AP.
“Së bashku me partnerët tanë, ne u përpoqëm të informojmë pasagjerët sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Lekhli.
Greva ka ndikuar gjithashtu në udhëtimin me tren, metro dhe autobus në të gjithë Belgjikën.
Sindikatat po mbajnë grevë të hënën për të protestuar ndaj reformave të reja të shpenzimeve të qeverisë nga kryeministri, Bart De Wever.
-
Aeroporti i Brukselit anulon 110 fluturime të së mërkurës
-
Greva kombëtare në Belgjikë godet transportin publik dhe aeroportet
-
Bora bllokon komunikacionin tokësor dhe ajror në Holandë
-
Portugalia “paralizohet” nga greva e parë e përgjithshme në 12 vjet
-
Belgjika mbetet pa transport publik pasi sindikatat hynë në grevë