Mjekët e spitaleve në Angli kanë nisur të mërkurën grevën më të gjatë të në historinë shtatë dekadëshe të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS), raporton AFP.
Mjekët e rinj, nën nivelin e konsulentit, do ta lënë punën për gjashtë ditë. Ata nuk po arrin marrëveshje me qeverinë britanike në lidhjet me rritjen e pagave.
Greva vjen në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për NHS-në e financuar nga shteti, kur përballet me presion të shtuar nga sëmundjet e frymëmarrjes shkaku i stinës së dimrit.
NHS-ja ka thënë se greva mund të ketë “ndikim të rëndësishëm në pothuajse të gjithë kujdesin rutinë”.
“Ky janar mund të jetë një nga fillimet më të vështira të vitit me të cilin është përballur ndonjëherë NHS-ja”, ka thënë drejtori Stephen Powis.
Greva filloi në orën 7 të mëngjesit dhe është planifikuar të përfundojë në të njëjtën orë të martën, më 9 janar.
-
Mbi 75,000 punonjës shëndetësorë në SHBA futen në grevë
-
Punonjësit shëndetësorë në Kongo hyjnë në grevë mes shpërthimit të Ebolës
-
Grevë 48-orëshe në transportin publik në Gjermani, miliona udhëtarë të prekur
-
Portugalia “paralizohet” nga greva e parë e përgjithshme në 12 vjet
-
Dita 36 - Mbyllja e qeverisë bëhet më e gjata në historinë e SHBA-së