Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 75,000 punonjës shëndetësorë në SHBA futen në grevë

Mbi 75,000 punëtorë të sindikatave në ofruesin e kujdesit shëndetësor “Kaiser Permanente” kanë hyrë në grevë, duke filluar grevën më të madhe të punonjësve shëndetësorë në historinë e SHBA-së.

Ndalja e punës për tri ditë përfshin infermierë, farmacistë dhe teknikë laboratori në pesë shtete në SHBA.

Afër 13 milionë pacientë mund të preken nga greva, e cila pason negociatat e ngecura për kontratën mes sindikatave dhe “Kaiser Permanente”.

Spitalet dhe shërbimet e emergjencave do të mbeten të hapura gjatë grevës, raportoi BBC.

Një marrëveshje mes tetë sindikatave dhe kompanisë përfundoi më 30 shtator.

Edhe Angli, mjekët nisin grevën më të gjatë në histori Botë Angli, mjekët nisin grevën më të gjatë në histori

Përmes grevës, sindikatat shpresojnë që t’i bëjnë presion kompanisë që të adresojë shkurtimin e stafit që filloi gjatë pandemisë COVID-19, dhe paga më të mira.

Ndikimi më i madh nga greva do të ndihet në Kaliforni, Oregon, Kolorado dhe Washington.