Transporti publik në mbarë Gjermaninë pritet të përballet me ndërprerje të mëdha duke nisur nga e premtja, pasi punonjësit e sektorit kanë shpallur grevë 48-orëshe për shkak të diskutimeve mbi pagat dhe kushtet e punës, raportoi të mërkurën “Euronews”.
Sipas sindikatës Verdi, e cila përfaqëson rreth 100 mijë punëtorë në afro 150 kompani transporti, greva do të sjellë kaos në qarkullim dhe do të prekë miliona udhëtarë.
Aksioni sindikal do të ndikojë në shërbimet e autobusëve lokalë, tramvajeve dhe trenave lokalë (U-Bahn) në shumë qytete të vendit, përfshirë qendra të mëdha si Berlini dhe Hamburgu.
Ndërprerjet pritet të nisin në mëngjesin e së premtes, 27 shkurt, dhe në disa zona do të vazhdojnë edhe gjatë së shtunës, 28 shkurt.
Megjithatë, shërbimet hekurudhore kombëtare, përfshirë S-Bahn, trenat rajonalë dhe linjat e gjata të Deutsche Bahn (ICE dhe IC), si dhe transporti ajror dhe ai rrugor, parashihet të funksionojnë normalisht.
Kjo është greva e dytë brenda pak javësh, pasi në fillim të shkurtit një aksion i ngjashëm bllokoi transportin publik në të gjithë vendin.
-
Paralizohet Gjermania, dhjetëra mijëra punonjës të transportit publik hyjnë në grevë
-
Belgjika mbetet pa transport publik pasi sindikatat hynë në grevë
-
Greva kombëtare në Belgjikë godet transportin publik dhe aeroportet
-
Greva kundër orarit 13-orësh të punës e paralizon Greqinë
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë