Argjentina po përpiqet të zgjidhë një mister mjekësor pasi 57 peshkatarë u infektuan me koronavirus pas 35 ditëve në det. I tërë ekuipazhi kishte rezultat negativ në testin për COVID-19 para largimit nga porti.
Anija e peshkimit “Echizen Maru” u kthye në port pasi disa anëtarë të ekuipazhit filluan të shfaqin simptoma tipike të COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e krahinës jugore, Tierra del Fuego.
Sipas ministrisë, 57 detarë nga 61 anëtarë sa i kishte gjithsej ekuipazhi, janë diagnostikuar me virus pasi i janë nënshtruar testimit të ri.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë izoluar për 14 ditë në një hotel në qytetin Ushuaia, raporton Daily Mail.
Para nisjes të gjithë kishin rezultat negativ, ka thënë ministria.
Edhe
Dy vjet Kiribati mbeti i paprekur nga COVID-19, në fluturimin e parë erdhën 36 persona pozitivë
Dy detarë kanë pranuar rezultat negativ e dy janë në pritje të rezultatit. Dy prej detarëve janë hospitalizuar.
“Është vështirë të përcaktohet se si është infektuar ekuipazhi, duke marrë parasysh që për 35 ditë anëtarët e tij nuk kishin asnjë kontakt me tokën”, thotë Alejandra Alfara nga kujdesi shëndetësor në Tierra del Fuego. “Pajisjes u sollën vetëm nga porti i Ushuaias”.
Ekipi po shqyrtonte kronologjinë e shfaqjes së simptomave gjatë qëndrimit në det për të përcaktuar kronologjinë e infektimit.
Udhëheqësi rajonal për sëmundje infektive, Leandro Ballatore beson se bëhet fjalë për një rast që nuk parashihet në publikimet e deritashme. Një periudhë e inkubacionit kaq e gjatë nuk është përshkruar askund, thotë ai.
Edhe
Anijet e mëdha zbulojnë shkallën e bartësve pa simptome me koronavirus
“Ne nuk mund të shpjegojmë se si u shfaqën simptomat”, ka thënë Ballatore.
Ekuipazhi u vendos në izolim në bord të anijes dhe u kthye në portin e Ushuaias.