Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministrja spanjolle e quan çmenduri që njerëzit të punojnë në restorante pas orës 1 të mëngjesit

Puna pas orës 22:00 mund të përbëjë rrezik për shëndetin mendor, ka paralajmëruar ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Diaz, ndërsa ka kritikuar zakonin e vendit që të mbajë restorantet hapur deri në orët e vona të natës.

Debati për jetën e natës së Spanjës – dhe orët e gjata të punës – është nxitur të hënën pasi Diazi e karakterizoi kulturën e lokaleve të natës si të papërshtatshme.

Ajo ka thënë se është çmenduri që njerëzit ende punojnë në restorante në orën 1 të mëngjesit, raportoi Guardian. 

“Një shtet që ka restorantet hapur në orën 1 të mëngjesit nuk është i përgjegjshëm”, ka thënë ajo. “Është çmenduri të vazhdohet zgjatja e orëve hapur deri kush e di në çfarë kohe”.

Partia Popullore opozitare dhe shoqatat e biznesit kanë reaguar menjëherë. Isabel Diaz Ayuso, kryetare rajone e Madridit dhe kritike e qeverisë, e ka akuzuar këtë të fundit se po do që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi të mërzitur.

Edhe Jeta e natës po i bën spanjollët të palumtur, ja pse Botë Jeta e natës po i bën spanjollët të palumtur, ja pse

“Spanja ka jetën e natës më të mirën në botë, me rrugët plot jetë dhe liri. Dhe po ashtu ofron punësim”, ka thënë Ayuso.

Diaz ka theksuar se qëllimi është të mbrohen të drejtat e punëtorëve. Ajo ka shtuar se ata që punojnë pas orës 10:00 të natës duhet të kompensohen.