Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri japonez inspekton fregatën e flotës së Gjermanisë

Ministri japonez i Mbrojtjes ka inspektuar fregatën e flotës gjermane, “Bajern”, pas ankorimit të saj në portin e Tokios. Fregata është luftanija e parë gjermane që viziton Japoninë gjatë njëzetë viteve të fundit.

Ministri Kishi ka thënë se prania e luftanijes gjermane dëshmon vendosmërinë për jetësimin e qëllimit për Paqësor të hapur dhe të lirë.

Ai ka thënë se nisma gjermane do të pasohet nga vendet e tjera evropiane. Eberhard Corn, shef i mbrojtjes i Forcave të Armatosura Gjermane, e ka pranuar se Indo-Paqësori në aspektin strategjik është një prej rajoneve më të rëndësishme të botës