Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka marrë vëmendje edhe një herë me deklaratat e tij. Të premten ai ka thënë se Izraeli pret nga partnerët ndërkombëtarë, si Britania dhe Franca, t’i bashkohen Izraelit në përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm nga Irani “jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulme drejt caqeve në Iran”.
Katz i bëri deklaratat gjatë një takimi me homologët në Jerusalem.
Franca dhe Britania nuk kanë komentuar këtë, me palën britanike që ka theksuar se duhet të pushojë cikli i dhunës hakmarrëse në Lindjen e Mesme.
Ministrja e Jashtme franceze, Stephane Sejourne, ka thënë se do të ishte e “papërshtatshme” të flitet për “hakmarrje apo përgatitje për hakmarrje të Izraelit” ndërsa bisedimet diplomatike po vazhdojnë.
Një burim nga brenda takimit mes ministrave të Izraelit, Francës dhe Britanisë, i ka thënë CNN-it se ata nuk kanë diskutuar për një koalicion të përbashkët për ndonjë sulm mbi Iranin.
-
Britania thotë se Izraeli po merr vendim për t'iu përgjigjur Iranit
-
Izraeli bën thirrje për vendosje të sanksioneve ndaj Iranit
-
Izraeli thotë se nuk tërhiqet nga zona e sigurisë në Liban
-
Izraeli thotë se nuk tërhiqet nga tokat e pushtuara në Liban, Siri e Gazë
-
Franca, Gjermania dhe Britania i bëjnë thirrje Iranit për negociata, distancohen nga sulmet