Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Shëndetësisë në Tunis vdes në një maratonë humanitare

Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Slim Shaker, ka vdekur nga sulmi në zemër teksa ka marrë pjesë në maratonën që është organizuar për të mbledhur fonde në luftën kundër kancerit.

Ministri 56 vjeçar ka vrapuar 500 metra në maratonën, të cilën e ka organizuar një shoqëri për mbledhjen e parave për ndërtimin e spitalit për fëmijë që vuajnë nga kanceri, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, përcjell ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri ka mbajtur fjalim, ndërsa pasi që është futur në veturë i ka ra të fikët dhe më vonë ka vdekur në spitalin ushtarak në Tunis.

“Kam humbur vëllanë dhe kolegun”, ka shkruar në Facebook kryeministri i Tunizisë Jusuf Shahed duke shtuar se ai ka shkuar duke kryer detyrën e tij, “vdiq derisa ishte duke kryer një akt humanitar”.