Një ligjvënës turk i opozitës ka vdekur të enjten, dy ditë pasi pësoi atak në zemër dhe u rrëzua në parlamenti, teksa përfundonte fjalimin ku kritikoi politikën e Qeverisë ndaj Izraelit, raportoi Reuters.
54-vjeçari Hasan Bitmez, deputet nga partia opozitare Felicity (Saadet), vdiq në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një deklaratë televizive.
Bitmezi ishte i martuar dhe baba i një fëmije.
“Ju lejoni që anijet të shkojnë në Izrael dhe paturpësisht e quani atë tregti. Jeni bashkëpunëtor i Izraelit”, tha Bitmez në fjalimin e tij pasi vendosi një pankartë në podium ku shkruhej: “Izrael vrasës; bashkëpunëtor AKP”. "Ju keni gjakun e palestinezëve në duart tuaja, ju jeni bashkëpunëtorë. Ju kontribuoni në çdo bombë që Izraeli hedh në Gaza", u tha ai ligjvënësve gjatë debatit mbi buxhetin e ministrisë së jashtme për vitin 2024.
Pasi mbaroi fjalimin, Bitmez papritmas ra në dysheme, teksa deputetët e tjerë nxituan për të ndihmuar.
Koca tha më pas se një angiografi zbuloi që dy venat kryesore në zemrën e tij ishin bllokuar plotësisht.
-
Turqia e quan “ilegale” vrasjen e zyrtarëve iranianë nga Izraeli
-
Përplasje publike, Erdogani-Merzit: A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?
-
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza la të vdekur të paktën 28 persona
-
Turqia dënon ashpër sulmet izraelite mbi Gazë
-
Turqia akuzon Izraelin për vrasjen e tre turqve gjatë kalimit të kufirit Liban-Izrael