Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm ukrainas këshillon negociatorët që të mos hanë e pinë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar zyrtarët të mos hanë ose pinë kur janë duke negociuar me Rusinë, raporton Sky News të martën.

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë sot një rund të ri bisedimesh për paqe në Stamboll, për herë të parë brenda dy javësh.

“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën Ruse të mos hajë apo pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje”, ka thënë Kuleba.

Paralajmërimi vjen pasi rusi Roman Abramovich dyshohet se u helmua gjatë ndërmjetësimit për bisedimet Ukrainë-Rusi.

Zëdhënësi i Abramovich ka konfirmuar se oligarku rus dyshohet se ishte helmuar në fillim të muajit, por se tash është shëruar.