Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u takua të mërkurën me homologun e tij rus Sergei Lavrov në provincën lindore kineze të Anhuit, njoftoi transmetuesi shtetëror CGTN.
Lavrovi do të marrë pjesë në dy takime për situatën në Afganistan së bashku me përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Bisedimet po ndodhin pasi Afganistani vuan një krizë ekonomike dhe humanitare të përkeqësuar nga ndërprerja e ndihmës financiare pas marrjes së pushtetit nga Talebanët.
Takimi ndodh gjithashtu pasi Ukraina dhe Rusia hynë dje në bisedimet e paqes në Turqi.
Disa raunde bisedimesh u zhvilluan më parë në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk ka pasur ndonjë marrëveshje për armëpushim.
-
Ministri rus në Kinë, Ukraina temë e diskutimit
-
Lavrovi vizitë në Kinë për ta diskutuar luftën në Ukrainë
-
Ministri i Jashtëm i Kinës viziton Moskën për konsultime për siguri
-
S’ndalet bashkëpunimi Kinë-Rusi, ministrat e jashtëm do të diskutojnë për luftën në Ukrainë
-
Lavrov takohet me homologen verikoreane, Pyongyangu rikonfirmon mbështetjen për Rusinë