Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi të hënën ka nisur konsultimet disaditore për siguri me zyrtarët rusë, pas bisedimeve që i pati në fundjavë në Maltë me këshilltarin për siguri të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Jake Sullivanin, raporton agjencia “AP”.
Wang do të jetë në Rusi deri të enjten për konsultime strategjike për siguri, është thënë nga Ministria e Jashtme e Kinës.
Wang ka nisur bisedimet me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, duke përshëndetur “bashkëpunimin strategjik” mes dy shteteve dhe përkushtimin e përbashkët për një “botë multipolare”, term që përdoret nga Moska e Pekini për ta përshkruar angazhimin e tyre për të kundërbalancauar asaj që e quajnë dominim të SHBA-së në çështje globale.
-
Ministri rus në Kinë, Ukraina temë e diskutimit
-
Lavrovi vizitë në Kinë për ta diskutuar luftën në Ukrainë
-
S’ndalet bashkëpunimi Kinë-Rusi, ministrat e jashtëm do të diskutojnë për luftën në Ukrainë
-
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze
-
Presidenti i Kinës takon Putinin në Moskë javën tjetër