Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, ka thënë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s në të ardhmen e afërt.
“Duhet të kemi parasysh se Vladimir Putin një ditë mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s. Ekspertët tanë mendojnë se kjo mund të ndodhë në 5-8 vjetët e ardhshme", ka thënë Pistorius, shkruan Reuters.
Pistorius ka deklaruar se Rusia vazhdon të kërcënojë vendet e tjera dhe përmendi kërcënimin e fundit ndaj shteteve baltike.
Pistorius propozoi mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak të modifikuar në Gjermani dhe po pret që Ministria e Mbrojtjes të zhvillojë opsione të ndryshme për zbatimin e tij deri në fund të prillit. Ai ka thënë gjithashtu se ishte i gatshëm të lejonte banorët gjermanë që nuk kanë nënshtetësi gjermane të bashkohen me forcat e armatosura.
“Ne do të jemi forcat e para të armatosura në Evropë që do ta bëjmë këtë”, ka thënë Pistorius, duke shtuar se disa banorë gjermanë janë emigrantë të brezit të tretë ose të katërt dhe ende nuk kanë shtetësi.
Edhe
Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron sulm hibrid nga Rusia
Ministri gjerman i Mbrojtjes u shpreh se fondet në dispozicion aktualisht nuk janë më të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e Gjermanisë dhe mbrojti reformën për hir të sigurisë kombëtare.
“Ne duhet ta forcojmë shpejt aftësinë tonë të mbrojtjes në dritën e situatës aktuale”, ka thënë Pistorious.
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman të Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë deri më 2029
-
Gjermania forcon ushtrinë nga frika e një pushtimi rus
-
Ministri gjerman: Ushtria jonë, e papërshtatshme për problemet me të cilat përballet Evropa
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë