Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri gjerman i krahason demonstruesit e Hamburgut me terroristët islamikë

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere i krahasoi sot ekstremët e krahut të majtë dhe anarkistët radikalë të protestave të dhunshme gjatë samitit të G20-ës në Hamburg me “neonazistët dhe terroristët islamikë”.

“Ata nuk ishin protestues. Ata janë anarkistë, kriminelë”, tha de Maiziere, që është anëtar i partisë së kancelares Merkel, duke e vlerësuar dhunën tërësisht të papërmbajtshme, për të cilin ai tha se në shumë raste mund të konsiderohet si “tentim vrasje”, raporton AFP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, anëtar i Social Demokratëve, partia e vogël e koalicionit udhëheqës, ka thënë se autoriteteve u kanë munguar të dhëna relevante nga disa vende evropiane për ekstremistët e dhunshëm që kanë udhëtuar në Hamburg, raporton Reuters.

Maas i ka thënë transmetuesit gjerman NDR se përkrah krijimin e një databaze të ekstremistëve të krahut të majtë, por tha se themelimi i saj mund të merr kohë. Në ndërkohë, tha ai, vendet duhet që së paku të shkëmbejnë të dhëna për personat e dënuar për vepra të dhunshme, transmeton Koha.net.