Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot pas përfundimit të samitit G20 në Hamburg, tha se mbeten “dallime të thella” ndërmjet saj dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, pas takimit që patën në samit.
“Arrestimi i armiqve shtetërorë pas tentimit për puç vitin e kaluar në Turqi dhe kontestit rreth bazës në Turqi janë çështje, të cilat vetë i kam nisur dhe të cilat tregojnë dallime të thella”, ka thënë Merkel, transmeton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, demonstruesit kanë bërë shkatërrime të mëdha në Hamburg, për shkak të mbajtjes së samitit G20 në këtë qytet. Ata i vunë flakën veturave dhe plaçkitën shitoret.
“Unë jam këtu, pasi që konsideroj se G20 është arsyeja kryesore pse po na shkon keq në botë. Lufta mund të jetë edhe më e keqe, por kapitalizmi vret”, ka thënë për CNN njëri nga demonstruesit.
Në rrjetet shoqërore janë plasuar shumë xhirime, në të cilat shihet se si demonstruesit thyejnë dhe plaçkitin shitoret. Janë djegur automobila, ndërsa dëshmitarët thonë se në qytet po mbretëron kaosi, transmeton KP.
Deri më tash në përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë janë lënduar 213 policë dhe janë arrestuar 203 demonstrues.
Zjarrfikësit kanë intervenuar mbi 200 herë në 24 orët e fundit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë intervenuar në 126 raste.