Policia gjermane ka kërkuar të parandalohen grupet e protestuesve, kryesisht atyre anti-kapitalist, për të ndërprerë takimin e G20 në Hamburg, aty ku u takuan dy udhëheqësit botëror, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin.
Megjithatë një gjë e tillë nuk arriti të parandalohej, një numër i madh i protestuesve kanë shkaktuar trazira të mëdha në qytet duke bllokuar rrugët deri tek vendi ku ndodhi takimi i dy liderëve, ndërsa grupe tjera të vogla të protestuesve organizuan trazira në gjithë qytetin, shkruan CNN, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia gjermane ka njoftuar se janë plagosur së paku 159 oficerë që nga dita e enjte.
CNN ka raportuar se disa organizatorë kanë njoftuar se do të përpiqen të sulmojnë edhe barrikadat e policisë rreth zonës së kufizuar.
Liderët e G20-tës bisedojnë sot dhe nesër për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike.
Rreth 13,000 njerëz kanë protestuar të enjten, përfshirë rreth 1,000 anarkistë të maskuar dhe të veshur në të zeza.
Autoritetet kanë shpërndarë rreth 20,000 policë për të ofruar siguri.
Protestuesit e kanë konsideruar se ky takim është një lloj demokracie që po zhvillohet, prandaj duan të parandalojnë një gjë të tillë.
Qëllimi i protestuesve është të arrijnë sa më afër samitit dhe të bllokojnë rrugën e delegatëve.
{gallery}