Rusia nuk do të rikthehet në G7 siç ka kërkuar presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë në një intervistë për Reuters ministri gjerman i Financave, Joerg Kukies.
“Dënimi i G7-ës për agresionin e Rusisë është shumë i qartë, veçanërisht në përvjetorin e tretë”, ka thënë Kukies, duke shtuar se propozimi i Trumpit nuk do të marrë unanimitetin e kërkuar.
Ai do të udhëtojë të martën në Cape Toën për takimin e ministrave të Financave të G20-tës, me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent.
Gjendja aktuale e ekonomisë globale do të jetë temë qendrore e takimeve.
"Me të vërtetë duhet ta rifillojmë rrugën e rritjes ekonomike. Gjermania ka shumë detyra shtëpie për të bërë", ka thënë ai.
Kukies u emërua ministër i financave nga kancelari Olaf Scholz në nëntor pasi koalicioni qeverisës i Scholzit ra dhe do të shërbejë deri në formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat u fituan nga konservatorët e Friedrich Merz.
Edhe
Gjermania kritikon SHBA-në për heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse: Vendim i gabuar
Kukies ka shtuar se lufta tregtare midis SHBA-së dhe BE-së mund të shmanget pasi të dyja palët janë të gatshme të negociojnë.
“Askush nuk ka interes të nisë një luftë tregtare”, ka thënë ai.
-
Gjermania është në rrezik prej një tjetër recesioni si rezultat i tarifave të Trumpit
-
Rënia e koalicionit dhe kthimi i Trumpit – çka do të ndodhë me ekonominë e Gjermanisë?
-
Scholzi e gjen ministrin e ri të Financave, votëbesimi më 15 janar
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë