Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse.
“Gjashtë anëtarë të G7-s kanë shprehur një pikëpamje shumë të qartë se ky nuk është sinjali i duhur për t’u dërguar”, ka thënë Merz gjatë një konference, raportoi AP.
“Ne mësuam këtë mëngjes se qeveria amerikane me sa duket paska vendosur ndryshe. Edhe një herë, ne besojmë se ky është vendim i gabuar”, shtoi ai.
Merzi ka theksuar se ka “problem me çmimin, por jo problem me furnizimin”, duke shtuar se dëshiron t’i dijë se cilat motive shtesë çuan në vendimin e SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten kanë hequr përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse të bllokuar në det, ndërsa zyrtarët e administratës Trump përpiqen të përmbysin një rritje të çmimeve që po shkakton shqetësim në lidhje me furnizimet globale.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi një "autorizim të përkohshëm" duke u lejuar vendeve të blejnë naftën ruse të bllokuar për 30 ditë. Ai arsyetoi tutje se Trumpi "po punon për të mbajtur çmimet e ulëta".
SHBA-ja heq përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse të bllokuar në det,...-
Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA
-
Ministri gjerman fajëson “luftën e papërgjegjshme” të Trumpit për ngadalësimin ekonomik
-
Merzi bën thirrje për “partneritet të besueshëm transatlantik”
-
Trumpi thotë se SHBA-ja po shqyrton zvogëlimin e trupave në Gjermani
-
Pasi Trumpi e kritikoi, Merzi flet për raportet e tij me presidentin amerikan