Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë takuar sot (e hënë) për të diskutuar mënyrat se si të ndihmohet në hyrjen e ndihmave jetike në Gaza, veçanërisht karburantit, pasi kolonat e para të vogla të kamionëve që transportonin ndihma arritën të hynin gjatë fundjavës.
Të shtunën, 20 kamionë kanë hyrë në Gaza në dërgesën e ndihmës së parë në territor që kur Izraeli vendosi një rrethim të plotë në fillim të luftës. Një kolonë e dytë prej 15 kamionësh kaloi kufirin për në Gaza të dielën.
Para takimit, ministrat përsëritën mbështetjen e Evropës për Izraelin, por kërkuan që të lejohen më shumë ndihma në Gaza.
“Në kohë normale, pa luftë, 100 kamionë hyjnë në Gaza çdo ditë. Pra, është e qartë se 20 nuk mjaftojnë”, ka theksuar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Borrell bëri të ditur se ministrat do të shikojnë gjithashtu mënyrat për të zgjidhur konfliktin e kamotshëm midis Izraelit dhe palestinezëve.
-
Ministrat e Jashtëm të BE-së kërkojnë të lejohen më shumë ndihma për Gazën
-
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
-
Shtatëmbëdhjetë kamionë ndihma kalojnë nga Egjipti në Gaza
-
Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes
-
Diplomatët evropianë diskutojnë lidhur me marrëveshjen për ndihmat në Gaza