Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian po diskutojnë për pauzat humanitare dhe armëpushimet në luftën e fundit Izrael-Hamas në një takim në Bruksel të hënën.

Me të mbërritur përpara bisedimeve, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka theksuar se “në këtë deklaratë të 27 vendeve (anëtare të BE-së), ne kërkojmë pauza të menjëhershme. Po e them në shumës. Jo një të vetme, por disa pauza”.

“Këto pauza të menjëhershme dhe korridore humanitare duhet të krijohen për të përballuar situatën e rëndë të njerëzve në Gaza. Ne i kërkojmë Izraelit të tregojë përmbajtje maksimale për të shpëtuar jetët e civilëve. Ne dënojmë përdorimin nga Hamasi të njerëzve dhe spitaleve si mburoja, por edhe shprehim shqetësimin tonë për situatën e rëndë të spitaleve që po preken rëndë nga bombardimet”, shtoi Borrell.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka theksuar se ajo e kuptonte shtysën për një armëpushim “por impulset nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar njerëzit, për të garantuar me të vërtetë sigurinë dhe paqen”.

Qyteti i Gazës, zona më e madhe urbane në territor, është fokusi i fushatës së Izraelit për të shtypur Hamasin pas inkursionit vdekjeprurës të grupit militant më 7 tetor në Izraelin jugor që nisi luftën.

Më shumë se dy të tretat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftës.

Më shumë se 11 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis vdekjeve të civilëve dhe militantëve.

Edhe Numri i të vrarë në Gazë tejkalon shifrën 66,000 Botë Numri i të vrarë në Gazë tejkalon shifrën 66,000

Rreth 2 mijë e 700 persona janë raportuar të zhdukur.

Ministria është burimi i vetëm zyrtar për viktimat në Gaza.

Më shumë se 1 mijë 400 njerëz në Izrael vdiqën, shumica e tyre në sulmin e Hamasit, dhe rreth 240 pengje u morën nga Izraeli në Gaza nga militantët palestinezë.