Miliona punëtorë kanë nisur grevën dyditore në të gjithë Indinë të hënën për ta shprehur zemërimin e tyre ndaj politikave ekonomike të qeverisë për të mbështetur kërkesat për përmirësimin e të drejtave për punëtorët industrialë, punonjësit dhe fermerët.
Rreth një duzinë sindikatash të vendit e kanë organizuar grevën. Ata duan që qeveria të sigurojë mbulim universal të sigurimeve shoqërore për punëtorët në sektorin e gjerë të paorganizuar, të rrisë pagën minimale sipas programit të saj kryesor të garancisë së punësimit dhe të ndalojë privatizimin e bankave të sektorit publik.
Kongresi i të gjithave sindikatave indiane ka bërë të ditur se priste më shumë se 200 milionë punëtorë të sektorit zyrtar dhe informal t’i bashkoheshin grevës.
-
Grevë 48-orëshe në transportin publik në Gjermani, miliona udhëtarë të prekur
-
Greva kundër orarit 13-orësh të punës e paralizon Greqinë
-
Grevë masive 24-orëshe në Argjentinë kundër masave të presidentit
-
Gati 100 mijë punëtorë të Volkswagenit iu bashkuan grevës
-
Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre