Një nga njerëzit më të pasur në Rusi ka deklaruar se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejtë që është e mundur, duke thënë se ajo sjell tragjedi për të dy anët.
I lindur në Ukrainë, miliarderi Mikhail Fridman, ka thënë se ai nuk mund të komentojë në mënyrë më direkte, derisa ka shtuar se lufta do të rezultojë me një rrezik të madh jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin.
Fridman po ashtu ka thënë se sanksionet ndërkombëtare ndaj bizneseve ruse janë të padrejta.
Fridmani ka hequr dorë nga bordi i drejtorëve të Veon-it, ka bërë të ditur operatori i telefonisë mobile.
Ai është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon rrjete në Ukrainë dhe Rusi, si dhe në Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan.
-
Kadyrov: Rusia duhet të luftojë në Ukrainë deri në fund
-
Si i ka mbajtur Putini miliarderët e Rusisë në anën e tij gjatë luftës
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Kremlini thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë