Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra protestues kundër dhunës politike në Beograd

Disa mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një marsh të quajtur ‘Jo më këmisha të përgjakura’, në Beograd, duke protestuar dhunën në politikë.

Kjo pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit, raporton Kallxo.com.

Organizatorët thanë se në protestë morën pjesë rreth 10 mijë qytetarë, kurse nga MPB-ja serbe u tha se pjesëmarrës ishin rreth 1,500 persona, raporton BBC në gjuhën serbe. 

Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë: “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu”.

Këngëtarja popullore serbe, Svetlana Razhnatoviq - Ceca mbajti një koncert në Mitrovicën e veriut, ku disa dhjetëra njerëz organizuan një protestë kundër rritjes së taksave prej 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.