Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra pro-palestinezë protestojnë rrugëve të Londrës

Mijëra protestues kanë marshuar përmes qendrës së Londrës të shtunën për të treguar mbështetjen për palestinezët.

Ata kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe që “ndihmë e plotë humanitare” të dërgohet atje, raportoi BBC. Mendohet se ishin rreth 100,000. 

Flamuj palestinezë janë valëvitur rrugëve bashkë me thirrjet e tyre “Palestina do të jetë e lirë”.

Kurse ajri është mbushur me tymin gjelbër e kuq.

Në 24 orët e fundit, protesta të ngjashme janë mbajtur në tërë botën, si në Tajlandë, Australi, Holandë, Afrikë dhe shtete arabe. Por, në ditët e fundit protesta ka pasur edhe në të tjera vende, një prej të cilave ndodhi në Capitol të SHBA-së.

Edhe Protesta masive në prag të përvjetorit të luftimeve në Gaza Botë Protesta masive në prag të përvjetorit të luftimeve në Gaza

Janë bërë dy javë që kur Hamasi nisi një sulm të befasishëm në Izrael e që Izraeli iu kundërvu duke e bombarduar Gazën që nga atëherë. Viktimat nga të dyja anët janë me mijëra.

Image