Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës pas urdhrit të Izraelit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se mijëra njerëz në Gaza janë evakuuar në jug pas paralajmërimit për evakuim të Izraelit.

Para evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë janë zhvendosur nëpër lokacione të ndryshme brenda vendit.

Ushtria e Izraelit ka paralajmëruar të premten palestinezët në veri të Gazës që të largohen para pushtimit tokësor që po planifikon, raportoi Guardian.

Hamasi nga ana tjetër u ka thënë njerëzve që të qëndrojnë në vend dhe të sfidojnë urdhrin e Izraelit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka theksuar se urdhri është “jashtëzakonisht i rrezikshëm – dhe në disa raste, thjesht i pamundshëm”.