Mijëra mësues nga e gjithë Kroacia u mblodhën në Zagreb dhe premtuan të vazhdojnë grevën derisa qeveria të përmbushë kërkesën e tyre për pagë më të mirë.
Të 20 000 protestuesit (sipas parashikimeve), kanë përshkuar kryeqytetin me kolona autobusësh, pas refuzimit të qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviq për një rritje prej 6% të pagës.
Javën e kaluar, sindikatat përshkallëzuan grevën duke ndërprerë punën në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Plenkoviq sugjeroi që qeveria mund t’i jepte fund kërkesës së mësuesve.
“Bisedimet do të vazhdojnë, edhe këtë pasdite. U bëj thirrje drejtuesve të sindikatës sepse do të ishte mirë t’i sillni fëmijët sa më shpejt në shkollë’’, theksoi Plenkoviq/DPA.
Artikuj të ngjashëm